Mesfushori gjerman, Joshua Kimmich është operuar me sukses në gjurin e tij ka njoftuar Bayern Munich.

Kimmich pas operimit do t’i nënshtrohet terapive dhe do të mungojë deri në janar të vitit 2021.

25-vjeçari Kimmich u lëndua në ndeshjen e fundit të “bavarezëve” ndaj Borussia Dortmundit, pasi pati një duel me talentin norvegjez, Erlind Haaland.

Lojtari në fjalë do t’i mungojë Gjermanisë në miqësoren ndaj Çekisë dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Spanjës.