Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitore ndaj Kazakistanit në “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve me rezultat 3:1.
Shqipëria këtë ndeshje e kishte me pa tjetër ta fitonte dhe këtë e bënë pa ndonjë problem të madh.
Pas ndeshjes përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja për mikrofonin e Digitalb deklaroi kjo fitore nuk do të vlejë në rast se nuk e mposhtin Bjellorusinë në ndeshjen e radhës.
Ai po ashtu ka folur në superlativë për sulmuesin Sokol Cikalleshi i cili shënoi gol sonte.
“Sigurisht ishim 2 me 0, por goli i pësuar na hapi probleme, e kishim nisur ndeshjen mirë, por pastaj rikuperuam. Nga minuta e 25-të goli na vështirësoi, ndeshja u bë më e hapur. Nga pikëpamja fizike ata ishin superior, unë prandaj vendosa për Kallakun dhe Memushaj që të kishim kontroll më të mirë të topit. Cikalleshin e njoh dhe sigurisht na mungoi në ndeshjen e parë, është një futbollist që punon shumë. Nuk arrimë të shprehim për shkak të fushës, ne kemi shumë lojtarë teknik, na janë ankuar lojtarët për fushën pasi nuk mund të bëjnë tri apo katër pasime radhazi. Kjo fitore do të ishte e pa vlerë nëse nuk do të fitojmë ndaj Bjellorusisë, duhet të përgatitemi mirë sepse ata janë shumë të mirë se sa Kazakistani. Siguristh këto ndeshje na kanë ndihmuar shumë, kemi pasur shumë hapësirë për të rinjt, si Doka, Selahi. Sigurisht edhe për këtë ndeshje do të vazhdojmë kështu, ndërsa pas ndeshjeve do të mendojmë për të ardhmen”, ka deklaruar Reja.
Cikalleshi (’16), Ismajli (’23) dhe Manaj (’61) i shënuan golat e fitores sonte për Shqipërinë.
Ndërkaq, për Kazakistanin realizoi Abiken, një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës.
Shqipëria me këtë fitore shton gjasat për të fituar grupin, pas në ndeshjen e fundit takohet me liderin e grupit Bjellorusinë.
Pas kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me tetë pikë në grupin C4 në Ligën C.