Mungesa e tifozëve në stadium për shkak të masave kundër koronavirusit, ka ndikuar edhe te futbollistët.

Mungesën e tifozëve, duket se po ndjen edhe braziliani Richarlison.

Pas fitores së skuadrës së tij kundër Fulham, ai ka bërë një veprim interesant.

Ka zhveshur fanellën e tij dhe ia ka hedhur në dorë një puëntori të ndërtimit që ishte duke punuar në stadiumin Craven Cottage.

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale, shihet gëzimi dhe falënderimi i këtij punëtori.

Evertoni fitojë rezultat 2-3 kundër Fulham, si skuadër mysafire./VAR Kosova/