Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë dhe futbollisti i Napolit, Elseid Hysaj është shëruar nga infeksioni koronavirus, shkruan VAR Kosova.
Hysaj rezultoi pozitiv me koronavirus në fillim të muajit nëntor sa ishte i grumbulluar në kampin e Shqipërisë, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Ai e ka kryer periudhën e karantinës në atdheun e tij, ndërsa Corriere del Mezziogiorno raporton se testi i fundit ka dalë negativ.
Kjo do të thotë se atij do t’i lejohet udhëtimi drejt Italisë për t’iu bashkëngjitur skuadrës së Napolit.
26-vjeçari ka zhvilluar shtatë ndeshje zyrtare për ekipin e Gennaro Gattusos këtë sezon.
Ish mbrojtësi i Empolit ditëve të fundit është lidhur me një largim nga klubi napolitana, pasi ende nuk e ka zgjidhur çështjën e kontratës e cila I skadon në fund të sezonit. /VAR Kosova/