Mario Balotelli që dikur konsiderohej një talent i madh, tash padyshim që mund të quhet futbollisti më i pafat.

Ish-sulmuesi Manchester Cityt e shumë skuadrave tjera të mëdha, duket se do të përfundojë në Serie B.

Balotelli, e kishte mundësinë që të transferohej te Vasco de Gama, mirëpo ky transferim duket se ka dështuar.

 Të paktën kështu shkruan gazetari italian, Fabrizio Romano.

Sipas tij, Mario Balotelli me shumë gjasë do t’i bashkohet skuadrës italiane në Serie B, Monza, që është në pronësi të Berlusconi dhe Gallianit, që dikur drejtonin Milanin.

Balotelli ka qenë pa skuadër që kur u përjashtua nga Brescia./VAR Kosova/