Bayern Munich nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në Allianz Arena.

Në një ndeshje dramatike, Bayerni ka ndarë pikët me Leipzig, që treguan se e meritojnë të konsiderohen një kundërshtar shumë i fortë për kampionin e Gjermanisë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët kaluan sërish në epërsi.

Por Thomas Muller barazoi gjithçka në minutën e 75-të ndeshjes, pasi shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Edhe pas këtij barazimi, Bayerni mbetet lider në Bundesliga me 23 pikë, dy me shumë se Leipzig./VAR Kosova/