Me tre gola të Lautaro Martinez dhe një të belgut Romelu Lukaku, Interi ka mposhtur Crotonen.
Ndeshja e javës së 15-të në Serie A, ka përfunduar me rezultat 6-2 për vendasit.
Mysafirët shënuan të parët në minutën e 12-të, me anë të Niccolo Zanellato.
Lautaro Martinez barazoi rezultatin në minutën e 20-të. Në minutën e 31-të, Luca Marrone, shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë e parë në ndeshje Interit.
Kjo epërsi zgjati vetëm 5 minuta, pasi nga pika e bardhë shënoi serbi Vladimir Golemic.
Në pjesën e dytë futbollistët e Interit shënuan edhe dy herë. Në minutën e 57-të, Lautaro shënoi golin e dytë të tij në këtë ndeshje. Pas tij shënoi edhe sulmuesi belg Romelu Lukaku.
Argjentinasi Lautaro Martinez shënoi përsëri, ky ishte hat-tricku i parë i tij te Interi.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Hakimi.
Me këtë fitore, Interi është aktualisht lider i Serie A, dy pikë më shumë se Milani, që sot luan kundër Beneventos./VAR Kosova/



























