Kandidati kryesor për të zëvendësuar francezin Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit, ishte Mauricio Pochettino.
Por argjentinasi tashmë edhe zyrtarisht është trajner i Paris Saint-Germain.
Një trajner që do ta pasonte francezin, është pikërisht ish-sulmuesi i Realit, Raul Gonzalez.
Sipas AS, drejtuesit e kampionëve të Spanjës, preferojnë që Raul të zë vendin e Zinedine Zidane, kur ai të largohet.
Madje sipas të përditshmes spanjolle, Real Madrid e sheh Raul si pasardhësin natyror të trajnerit Zidane.
Raul ka filluar karrierën si trajner me grup-moshat e skuadrës mbretërore./VAR Kosova/