Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton VAR Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhej se mbrojtësi holandez ka testuar pozitiv për Covid 19.
Gjendja e lojtarit, i cili luajti vetëm pak ditë më parë ndaj Milanit në Serie A, është e mirë ndërkohë ai tani do të karantinohet, sipas protokollit të Ministrisë së Sportit, në Itali.
Është ky rasti i tretë në javën e kaluar tek Juventusi, ku para tij dolën edhe Alex Sandro dhe Cuadrado, të cilët humbën takimin ndaj Milanit.