Michail Antonio shënoi golin e fitores për West Ham United në përballjen me skuadrën Burnley.
Anglezi shënoi gol në minutën e 9-të të ndeshjes, që doli të ishte goli i vetëm dhe i fitores për vendasit.
Mënyra e festimit të golit ishte mjaft qesharake. Video ku ai shihet i shtrirë në tokë, është bërë virale në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që festimet e tij bëhen virale.
Ngjashëm kishte ndodhur edhe pas golit të shënuar kundër Leicester City në vitin 2019. Video e festimit të golit ishte komentuar shumë./VAR Kosova/