Gjyqtari Valeri përjetoi një derbi të çuditshëm mbrëmë. Ai u lëndua dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen deri në fund.
Si kur mos të mjaftonte përplajsa ndërmjet Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakus, ndodhi edhe ky incident me gjyqtarin Valeri.
Në minutën e 75-të kur Milani po e zhvillonte një kundërsulm, gjyqtari Valeri ndalon së vrapuari për shkak të lëndimit.
Ai nuk arriti të qëndronte në fushë për ta vazhduar ndarjen e drejtësisë dhe kërkoi që të zëvendësohej nga gjyqtari i katërt Chiffi.
Valeri u lëndua në këmbën e majtë.
Interi e fitoi derbin me përmbysje nga 0:1 në 2:1 me golat e Romelu Lukakus dhe Christian Eriksenit, ndërsa për Milanin shënoi Zlatan Ibrahimovic, i cili edhe u ndëshkua me kartonë të kuq. Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Italisë dhe me këtë fitore skuadra e Antonio Conte është kualifikuar në çerekfinale. /VAR Kosova/