Phil Foden ka realizuar ëndrrën duke u transformuar nga maskota e parandeshjes tek ylli i ekipit të zemrës në 13 vite, transmeton VAR Kosova.
20 vjeçari është duke jetuar ëndrrën, duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Guardioles.
Në ndeshjen e fundit në Premier Ligë, Foden u shpall lojtari i ndeshjes pikërisht ndaj rivalit kryesor për titull, Liverpoolit, të cilët janë edhe kampion aktual në Angli.
Por Foden kishte shkelur fushën e Manchester Cityt 13 vite më parë.
Vetë klubi i Manchester Cityt dhe Foden kanë publikuar pamje si fëmijë duke përfaqësuar “Qytetarët.
Phil Foden, vetëm 20 vjeçar, ka arritur të paraqitet mbi 100 herë për ekipin e tij të zemrës, Manchester City, duke fituar dy tituj të Premier Ligës./VAR Kosova/