Manchester Unitedi ka arritur pa ndonjë problem ta mposhtë në takimin e parë Real Sociedadin.
“Djajtë e Kuq” fituan me “poker” ndaj baskëve me shifrat 0:4, në takimin e vlefshëm për 1/16 e finales në Ligën e Evropës.
Golat për Unitedin i shënuan Bruno Fernandes (27’, 57’), Marcus Rashford (65’) dhe krejtësisht në fund realizoi James në minutën e 90-të.
Ylli shqiptar, Adnan Januzaj luajti për 80 minuta për Sociedadin.
Ky i fundit ishte lojtari me notën më të lartë te skuadra nikoqire sipas sajtit “Whoscored.com”.
Januzaj mori notën 6.8 te Sociedadi, ndërsa më i vlerësuari në këtë duel ishte padyshim Bruno Fernandes që u vlerësua me notën 9.1.