Talenti kosovar, Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantët gjerman, RB Leipzig, transmeton VAR Kosova.

18 vjeçari kosovar, i cili është pjesë e RB Leipzig që nga viti 2017, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Ibrahimi më parë ishte pjesë e akademisë së Kolnit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman, përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Twitter.