Luis Suarez është emri i fundit i cili përfshihet në debatin, Kylian Mbappe apo Erling Haaland, se cili do të jetë mbreti i ardhshëm i futbollit, transmeton VAR Kosova.
Sulmuesi uruguajan, i cili vetë sapo shënoi 500 gola në karrierë të dielën, u pyet nga Marca se cilin nga dy emrat do të zgjidhte.
Dhe Suarez e quajti Haaland një lojtar që “do të përcaktojë një epokë” – me Mbappen menjëherë pas ti.
Duke folur me gazetarin Gerard Romero në Twitch (Marca English), 34-vjeçari tha: “Ai [Haaland] është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai ka një fizik të jashtëzakonshëm.
“Ai është një nga sulmuesit me numrat më të mirë në botë dhe do të përcaktojë një epokë.
“Unë jam pak më shumë në favor të Haaland, por Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm po ashtu” përfundoi Luis Suarez.