Kosova dhe Lituania takohen sonte për herë të parë në historinë e dy shteteve, sa i përket përfaqësuesve A.
Kosova dhe Lituana zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, në prag të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë Bernard Challandesit për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të rëndësishme dhe kualifikuese për botëror, ndaj Suedisë (më 28 mars) dhe Spanjës (31 mars).
Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Kjo ndeshje transmetohet në televizionin publik, RTK, dhe në Super Sport Kosova.