Barcelona ka fituar 2-1 në udhëtim te Villareali në kuadër të javës së 32-të në La Liga.

Pas vetëm 26-të minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Samuel Chukwueze që u asistua nga Pau Torres.

Por, dy minuta më vonë, Antoine Griezmann i barazoi shifrat në 1-1 me një shërbim nga Oscar Mingueza.

Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq dhe e përmbysi rezultatin në 2-1, duke i dhënë kështu epërsinë skuadrës katalunase në minutën e 35-të.

Në 45 minutat e dytë, Villareali mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas lojë së rrezikshme që shfaqi.

Katalunasit arritën të dalin triumfues nga ky takim, duke mbajtur edhe më tej gjallë shpresat për titull.

Pas javës së 33-të, Barcelona është në vendin e tretë me 71 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, derisa ka dy më pak se Atletico Madridi.