418 milionë euro vlerësohet aktualisht skuadra kombëtare e Sengalit, nga ‘Transfermarkt’.
Ky vlerësim, që bëhet duke mbledhur shumën e vlerës së secilit lojtarë nga grumbullimi i fundit, e ngritë Senegalin në vendin e 11-të të kombëtareve më të shtrenjta në botë.
Pozita e 11-të e bën Senegalin kombëtaren afrikane me rankimin më të mirë ndonjëherë, sa i përket vlerës së skuadrës.
Vetëm dy superyjet, Sadio Mane (120 mln) dhe Kalidou Koulibaly (75 mln), përbëjnë gati gjysmë e vlerës së përgjithshme të skuadrës së tyre kombëtare.





























