Steve Davis dhe Stephen Hendry besojnë se Ronnie O’Sullivan do ta mposhtë Judd Trumpin, nëse të dy lojtarët e snookerit do të ballafaqoheshin në një finale të Kampionatit Botëror.

Gjashtë herë kampioni botëror Davis u pyet në Instagram nga rivali i tij i vjetër Hendry, se kush do të fitonte nëse Trump dhe O’Sullivan ballafaqohen.

O’Sullivan është padyshim lojtari më i madh i të gjitha kohërave, por shumë komentues besojnë se 30-vjeçari Trump mund të ishte një pretendent i ardhshëm për këtë titull.  

Dyshja e famshme e snookerit tashmë në pension, Davis dhe Hendry, bien dakord që O’Sullivan ka ende avantazh.