Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker thotë se ndjehet i “ngacmuar” nga një pjesë e mediave britanike, pas raportimeve që ai theu kufizimet e karantinimit tre herë këtë javë, për të vizituar familjen.

The Sun raportoi se Walker kishte shkelur udhëzimet e qeverisë që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit,  duke vizituar motrën dhe prindërit e tij para se të shëtiste me biçikletë me një mik.

Walker gjithashtu kërkoi falje muajin e kaluar pasi tabloidi raportoi se kishte ftuar dy vajza në një festë në shtëpinë e tij në Cheshire.

“Kohët e fundit kam kaluar një nga periudhat më të vështira të jetës time, për të cilën unë kam marrë përgjegjësi të plotë. Megjithatë, tani ndjehem sikur po ngacmohen,” tha Walker në Twitter.