Australia ia ka anuluar vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq, për të dytën herë me radhë.
Vendimi i ministrit për Migrim të Australisë, Alex Hawke, nënkupton se tani Gjokoviqi përballet me dëbim nga shteti.
Megjithatë, tenisti 34-vjeçar ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.
Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve ishte paraparë që të luante në turneun Australian Open, që nis të hënën.
Fillimisht Gjokoviqit i ishte anuluar viza pasi arriti në Melbërn më 6 janar. Autoritetet kufitare gjetën se ai kishte “dështuar që të ofronte të dhëna të duhura” për një përjashtim mjekësor, që i mundësonte t’i shmangej rregullave për koronavirus.
Në Australi ka pasur zemërim të madh të publikut, pasi ky shtet ka pasur disa nga rregullat më strikte kundër pandemisë.





























