Janë dy reperët më të mirë aktualisht në Kosovë dhe kanë grupin e përbashkët muzikor, PINT.

Por MC Kresha dhe Lyrical Son në futboll kanë shije të ndryshme.

Që të dy kanë folur hapur se pas muzikës, hobi i tyre është futbolli.

MC Kresha është fans i Liverpoolit.

“Liverpoolin gjithmonë e kam në zemër. Nëse nuk jam duke bërë muzikë ose duke u marr me familjen time, jam veç me futboll. E dua, e shikoj shpesh”, ka treguar Kresha.

Ndërsa Lyrical Son është tifoz i flaktë i Milanit.

Ai ka thënë se mundohet që çdo herë t’i ndjek ndeshjet e rossonerëve.