Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, luan së bashku me Amir Rrahmanin te skuadra Italiane, Hellas Verona.
Paraqitjet shumë të mira në Serie A, kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.
Pas disa skuadrave italiane, interesim ka edhe nga Premier Liga.
Është skuadra nga Londra, Arsenal, që dëshiron ta blejë mbrojtësin shqiptar.
Nëse Marash Kumbulla transferohet te Arsenali, do të bëhej shqiptari i tretë në klubin londinez pas Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës.