Xherdan Shaqiri ka shënuar një tjetër gol në kampionatin MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shaqiri shënoi golin e epërsisë për Chicago Fire të dielën, por në fund të ndeshjes humbën 2:1 nga New York Red Bull.

Kjo ndeshje i takoi javës së nëntë të kampionatit MLS.Shaqiri shënoi golin e epërsisë në minutën e 17-të

Futbollisti kosovar realizoi nga penalltia. Ishte goli i dytë i shënuar në SHBA. Reprezentuesi i Zvicrës me fanellën e Chicagos ka edhe dy asistime në shtatë paraqitje.