Freddy Rincon u nda nga jeta më 13 prill, dy ditë pasi kishte pësuar një aksident të frikshëm në vendlindjen e tij, në Kolumbi.
Ish-futbollisti i Real Madrid dhe Napolit kishte qenë duke drejtuar mjetin, kur u përplas në një kryqëzim nga një autobus i linjës urbane.
Eksperti mjeko-ligjor, Jorge Paredes, në një konferencë theksoi se shkak për vdekjen e Rincon ishte vendosja e rripit të sigurimit jo në mënyrën e duhur.
Sqarohet se ish-futbollisti e kishte vendosur atë në bel dhe jo në gjithë trupin, çka ka sjellë pasoja në momentin e aksidentit, nga i cili ai pësoi edhe një hemorragji në tru dhe më pas humbi jetën.



























