Tirana ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër ekipit nga Bosnje e Hercegovina, Zrinjski.
Këta të fundit kanë triumfuar 0:1 ndaj Tiranës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Bilbija ishte autor i golit vendimtar për mysafirët në kryeqytetin shqiptar me golin e realizuar nga penalltia në minutën e 12-të.
Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë.




























