Trajneri i Antwerpit, Mark van Bommel, ka insistuar se ekipi i tij për asnjë moment nuk do ta nënçmojë Dritën, skuadër me të cilët do të përballet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dueli mes Antwerpit dhe Dritës do të zhvillohet të enjten prej orës 20:45 në stadiumin “Busoil” në Antwerp. Në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën, Van Bommel ka thënë se ka respekt të madh për Dritën. Ai ka shtuar se sezonin e shkuar Drita ka pasur paraqitje të mira në garat evropiane dhe për këtë tashmë ka paralajmëruar futbollistët e tij. Van Bommel ka shtuar se tashmë ka analizuar mirë Dritën dhe ka thënë se e njeh mirë skuadrën nga Kosova.
Nënçmimi nuk duhet të jetë faktor në asnjë rast. Vitin e shkuar Drita luajti në Evropë kundër Feyenoordit dhe pati një paraqitje fantastike në Evropë. Megjithatë, në fund ishte gjithçka në rregull për Feyenoordin, por aspak e lehtë. Feyenoordi arriti deri në finale të Ligës së Konferencës pas kësaj dhe të shpresojmë që edhe ne ta ndjekim një rrugë të mirë. Mirëpo, e kemi parasysh se nuk do të jetë aspak lehtë”, ka insistuar ish-mesfushori i Holandës, Van Bommel.





























