Mërgim Vojvoda ka pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve parasezonale me Torinon.

Mbrojtësi i krahut ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe është i detyruar të pauzojë.

Mediat italiane kanë njoftuar se lojtari ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe pritet të mungojë të paktën për një muaj.

Reprezentuesi i Kosovës nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Torinos së paku në tri ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A.

Vojvoda sezonin e shkuar ishte titullar i padiskutueshëm tek ekipi italian.