Memphis Depay është në listën e lojtarëve që do të largohen nga Barcelona këtë verë. Holandezi e ka të qartë se nuk do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Xavi Hernandez dhe për këtë arsye duhet të gjejë një klub tjetër ku do të ketë hapësirë më të madhe.

“Corriere dello Sport” raporton te enjten se Depay i është ofruar Juventusit dhe disa klubeve të tjera, por ende nuk ka asgjë konkrete. Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Depay mund të jetë opsion i mirë për “Zonjën e Vjetër”, pavarësisht dëshirës së trajnerit Max Allegri që ta rikthejë Alvaro Moratan i cili i është bashkuar Atletico Madridit. Barcelona po kërkon të zgjidh çështjet financiare.

Barça nuk është në gjendje të regjistrojë transferime të reja, derisa të krijojë hapësirë duke larguar disa futbollistë.