Drita kërkon historinë në futbollin evropian.Skuadra kosovare do të përballet sot me skuadrën belge, Royal Antwer.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën 0-0 në Belgjikë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tanimë dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë duel shumë të rëndësishëm, si për ekipin kosovar ashtu edhe atë belg.
Kjo ndeshje transmetohet në SuperSport Kosova, kanalin televiziv që është edhe pjesë e platformës ‘ArtMotion’.