Cristiano Ronaldo është dënuar me 50 mijë euro dhe dy ndeshje pezullim nga Federata e Futbollit të Anglisë, ka njoftuar “Mirror” të mërkurën.

Ai është dënuar për thyerjen e telefonit të një shikuesi pas ndeshjes që Manchester Unitedi e luajti ndaj Evertonit në prill.

Dënimi është bërë publik të mërkurën, një ditë pasi Unitedi njoftoi për shkëputjen e kontratës me yllin portugez.

Dënimi me dy ndeshje do të hyjë në fuqi nëse Ronaldo bashkohet me një klub tjetër në Premier League. Chesea dhe Newcastle kanë shprehur interesim për 37-vjeçarin.