Pronari i Shaktar Donetsk, ka vendosur që një pjesë e madhe e shumës së transferimit të Mykhaylo Mudryk në Chelsea, të dedikohet për familjarët e ushtarëve të vrarë në luftën e Ukrainës, transmeton VAR Kosova.
Mudryk u transferua dje në Chelsea për rreth 70 milionë euro, plus bonueset ndërkohë pronari i Shaktarit sot njoftoi se 25 milionë euro do të shkojnë për familjet e ushtarëve të rënë në luftën kundër pushtimit rus në Ukrainë.




























