Pas mosmarrëveshjes Lukaku- Barella pati një përplasje të ashpër verbale edhe mbrëmë në “San Siro”, gjatë Inter-Porto 1-0, mes dy lojtarëve zikaltër: Onana dhe Dzeko. Ishte Calhanogli, ai që bëri “zjarrfikësin”, duke ia mbyllur me dorë gojën kamerunasit.
Ja çfarë ndodhi: në pjesën e parë, Onana iu afrua arbitrit pas një faulli të shkaktuar ndaj Bastoni në minutën e 37-të, Dzeko i tërhoqi vëmendjen dhe ia përsëriti tri herë portierit rrezikun e ndëshkimit: “Duhet të mbyllësh gojën dhe të kthehesh në portë”.



























