Adrion Pajaziti është larguar nga Fulhami, transmeton VAR Kosova.

Talenti 20 vjeçar i lindur në Londër me origjinë nga Kosova, do të kalojë te klubi norvegjez FK Haugesund, në formë të huazimit sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Kujtojmë që Pajaziti është paraqitur në 3 ndeshje për Kosovën U21, ndërkohë së fundmi ka kaluar të kombëtarja e Shqipërisë.

Në tre ndeshjet me Shqipërinë U-21, mesfushori 20-vjeçar ka shënuar 3 gola.