Cristiano Ronaldo shënon jashtë fushës. Portugezi ka realizuar një gjest që bëri menjëherë xhiron e internetit.
Një fëmijë sirian, i goditur nga tërmeti në vendlindjee, kishte shprehur dëshirën për të përqafuar idhullin e tij në një video dhe Cristiano Ronaldo nuk u përmbajt. Ekipi arab i ndihmës që shpëtoi djalin, Rabeeh Shaheen, e solli atë në Riad për të parë një ndeshje dhe për të përqafuar kampionin luzitan.
I pyetur nga Cristiano Ronaldo për gjendjen e tij, djaloshi dukshëm i emocionuar u përgjigj duke kryer festimin tipik të sulmuesit portugez, atë të “Siuuuu”.