MALLORCA, SPAIN - OCTOBER 01: Vedat Muriqi of Mallorca with the ball during the LaLiga Santander match between RCD Mallorca and FC Barcelona at Estadi de Son Moix on October 01, 2022 in Mallorca, Spain. (Photo by Cristian Trujillo/Quality Sport Images/Getty Images)

Mallorca nuk është mësuar të jetojë pa Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar është udhëheqës i sulmit dhe i skuadrës qe 13 muaj, ndërsa ka ndikim të madh në ekipin ishullor spanjoll.

Ai është i rëndësishëm si numër, por edhe për gjendjen shpirtërore të ekipit.

Ndikimi i tij ndihet edhe në tribuna, ku tifozët janë dashuruar në “Piratin” e tyre, shkruan mediumi spanjoll “ultimahora.es”.

Por, fatkeqësisht, ata nuk do të mundë të llogarisin në sulmuesin kosovar të dielën kundër Real Sociedadit dhe ky është një shqetësim i madh për popullin majorkan.

Kjo për faktin se Muriqi ka munguar deri tash në tri ndeshje dhe në të tria rastet Mallorca ka humbur.

Të shtunën që shkoi, përfaqësuesi kosovar e mori kartonin e pestë të verdhë dhe kjo nënkupton se atij do t’i duhet të pushojë në duelin e radhës.

Trajneri Javier Aguirre është i shqetësuar me mungesën e lojtarit të tij kryesor, por tash duhet të gjejë alternativa, përcjell “Gazeta Express”.

Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon duke e shënuar gjysmën e golave të Mallorcës, të cilën do të mundohet ta shpëtojë pa rënë nga liga, njëjtë si në sezonin e kaluar, kur ishte huazuar nga Lazio në pjesën e dytë të edicionit.