Vedat Muriqi është i gatshëm për ndeshjen e sotme të Kosovës me Izraelin, e cila do ta hapë kampanjën kualifikuese për Euro 2024 të “Dardanëve”.
Prizrenasi e ka postuar një video emocionuese dhe motivuese, ku shihet duke shënuar dhe duke festuar me shokët, me të cilët sot bashkërisht do të mundohet ta mposht Izraelin në Tel Aviv.



























