Kosova luan sfidën hapëse të kualifikimeve për EURO 2024 ndaj Izrealit sot me fillim nga ora 18:00, transmeton VAR Kosova.
Sipas gazetës hebraike, Sport5, ky pritet të jetë formacioni i Izrealit për sotme: Omri Glazer; Eli Desa, Miguel Vitor, Raz Shlomo, Doron Leidner; Neta Lavi, Dor Peretz, Oscar Gloch; Dolev Haziza, Shawn Weissman, Menor Solomon.
Mungesë e konfirmuar do të jetë ylli i Celtic, Liel Abada, që njëherit është lojtari më në formë i Izrealit këtë sezon.

Kosova ndërkohë duhet të këtë kujdes ndaj Manor Solomon, i cili është në formë të shkëlqyer me Fulham në Premier Ligën angleze.



























