Ka marrë fund ëndrra e Ballkanit për të vijuar aventurën në Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja është mposhtur 4-0 në ndeshjen e kthimit, duke e bërë të pavlefshëm fitoren 2-0 një javë më parë në Prishtinë.

Tani Ballkani do të vijojë aventurën në Conferencë League, në pritje të kundërshtarit të radhës, qe do te jete humbesi i duelit HJK – Larne.

Ndërkohë, sa i përket golave bullgarët zhbllokuan shifrat që në minutën e 4′ me Tekpetey, ndërsa më pas Tekpetey realizoi sërish 45′.Pjesa e dytë nisi si e para vrullshëm për vendasit të cilët realizuan 2 gola të tjerë me Tissera 49′ dhe Caio 78′.