Vedat Muriqi po i afrohet rikthimit në fushën e blertë.

Sulmuesi kosovar ka përfunduar i lënduar nga muaji nëntor kur kishte pësuar tërheqje muskulore në ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

E tash, sulmuesi prizrenas është duke punuar individualisht edhe gjatë festave të fundvitit, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur kur të rikthehet.

Sipas mediumit spanjoll “Estadio Deportivo”, përfaqësuesi kosovar mund të përfshihet në ekip në ndeshjen e 3 janarit kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, përcjell “Gazeta Express”.

Më shumë i mundshëm duket opsioni i fundit pasi Mallorca ka nevojë për golat e Muriqit për të shpëtuar pa rënë nga liga dhe e do atë sa më të përgatitur dhe pa i lënë vend rastësisë.

Sulmuesi shtatlartë do t’i bashkohet ekipit në ditët në vazhdim pas lëndimit të pësuar në mesin e muajit nëntor.

Kjo nënkupton se Muriqi ka mbetur jashtë fushës së blertë për plot dy muaj.