Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ishte tepër i kënaqur kur Alexis Sanchez humbi penalltinë e tij gjatë humbjes së Interit në Champions League mbrëmjen e së mërkurës, por francezi e teproi me fjalët e tij.
Zikaltërit u eliminuan nga ky kompeticion gjatë goditjeve të penalltive, me Sanchez, Klaasen dhe Lautaro të cilët gabuan nga pika e bardhë.
Pas goditjes së humbur të Sanchez, kamerat brenda stadiumit fokusuan Griezmann i cili ndodhej në pankinë. Në atë moment, Griezmann u drejtua nga De Paul dhe në buzëqeshje e sipër, i tha: “Ai është një frikacak m**, kiliani është një frikacak”.





























