Cluji tashmë ka nisur të bëhet gati për edicionin e ardhshëm, ndërsa prioritet kanë transferimin e qendërmbrojtësit të Ballkanit, Lumbardh Dellova.
Kështu ka njoftuar “PlaySport” të mërkurën. Dellova i ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit rumun dhe trajnerit Adrian Mutu.
“Mbrojtësi do të shikohet nga drejtuesit e Clujit në ndeshjen mes Hungarisë dhe Kosovës më 26 mars”, njofton sajti rumun.
Dellova është pjesë e Ballkanit, ndërsa ka luajtur shtatë ndeshje për Kosovën. Dellova te Ballkani ka qenë së bashku me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin. Rrahmani dhe Krasniqi po shkëlqejnë në Rumani me fanellën e Rapid Bukureshtit. Rrahmani iu bashkua Rapidit për 600 mijë euro nga Ballkani.
Te Cluji është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti.




























