Si pritet të luajë Shqipëria në miqësoren italiane përballë Kilit? Kuqezinjtë do të sfidojnë skuadrën latine në “Ennio Tardini” të Parmës, të premten duke nisur nga ora 20:45.
Sylvinho pritet të zgjedhë këtë formacion titullar kundër skuadrës La Roja:
Në portë do ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër, dhe Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.
Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit. Repart ku do të rikthehet Armando Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi.