Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e konfirmon se Besfort Zeneli e ka refuzuar ftesën për ndeshjet e muajit shtato.

Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit dhe që të dy luajnë te Elfsborgi në Suedi.

21-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Kosovën U21, derisa ka thënë se prioritet për të është Suedia.