Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën me shumë gjasë te skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite.
Për sa i përket shifrave të transferimit bëhet fjalë për një huazim me vlerën 1.2 milion euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.
Mbrojtësi shqiptar që ishte pjesë e Lokomotivës së Moskës, do të luajë së bashku me disa kampionë si N’Golo Kante, Karim Benzema e shumë të tjerë.
Marrëveshja është arritur nga agjenti i lojtarit, Silvio Pagliari, i cili po ashtu i ka siguruar lojtarit një pagë të majme.
Mësohet se shqiptari do të përfitojë një pagë të majme prej 3 milionë euro në vit te skuadra e tij e re.



























