Rey Manaj është rikthyer nga dëmtimi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës.Në minutën e 43’ të takimit me Hatayspor, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën me anë të një goditjeje me kokë.
Manaj u dëmtua në ndeshjen me Gaziantep, duke lënë fushën në minutën e 42’ pasi kishte shënuar, duke munguar tre ndeshje me skuadrën e tij turke, i cili gjithashtu nuk ishte i pranishëm për duelet e Shqipërisë me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.
Ky është goli i dytë i 27-vjeçarit këtë sezon, i cili është rikthyer për të qenë protagonist me skuadrën e tij.
Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar dy gola në ndeshjen e javës së 9-të të Super Lig kundër Hatayspor. Në tri ndeshjet e mëparshme që Manaj nuk luajti për shkak dëmtimi, Sivasspor-i mori një barazim dhe dy humbje.



























