Atalanta e Berat Gjimshitit ka marrë një trepikësh të “artë” në transfertë përballë Venezias, duke fituar me rezultatin 2-0.

Miqtë shënuan me anë të Pasalic në minutën e 7-të dhe me anë të Retegui në minutën e 47-të të sfidës.

Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për bergamaskët, të cilët prej disa vitesh tashmë janë një skuadër kompetitive dhe janë gjithmonë në luftën për katërshen e parë.

Sa i përket kapitenit të kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, ai luajti 90-të minuta të plota edhe pse vinte nga dëmtimi, dhe si gjithmonë zhvilloi një ndeshje perfekte.

Por nuk mund të thuhet e njëjat gjë për Leccen e Ylber Ramadanit e cila u mposht me rezultatin tenistik brenda në shtëpi nga Fiorentina.

Fiorentinezët fituan 6-0, edhe më të lehtë ua bëri ndeshjen dalja me karton të kuq e Galos në minutën e 43-të.