Robert Lewandowski është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave në top pesë ligat evropiane (355 gola), vetëm pas Lionel Messit (496 gola) dhe Cristiano Ronaldos (495 gola).
Polaku duket se po kalon nje rini të dytë dhe sonte në pjesën e parë ka shënuar sërish (dy herë) ndaj Sevillas teksa Barcelona po zbavitet dhe mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë.



























