Goli i Edon Zhegrovës e ktheu në lojë mbrëmë skuadrën e tij, LOSC Lille, pasi Atletico Madrid po udhëhiqte 1-0 në “Air Metropolitano”.

Realizimi maetral i “magjistarit” të kombëtares së Kosovës, e çoi në “qiell të shtatë” edhe komentatorin e këtij ballafaqimi të Ligës së Kampionëve, njofton Klankosova.tv

Andin Lokaj e quajti diamant, 10-shin e “Dardanëve”, yll bote e madje edhe lojtarin mbase më të mirë të të gjitha kohërave.