Përballja Historike e El Clásico: Real Madrid dhe Barcelona në Statistika

El Clásico, një nga përballjet më të zjarrta të futbollit spanjoll dhe botëror, sjell përballë dy gjigantët Real Madrid dhe Barcelona. Që nga përballja e parë në vitin 1902, këto dy ekipe janë përballur rreth 286 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore, me disa dallime të lehta në numër sipas burimeve të ndryshme.

Bilanci i Përballjeve

  • Fitore të Barcelonës: Rreth 119 fitore
  • Fitore të Real Madridit: Rreth 105 fitore
  • Ndeshje të barabarta: 62 barazime

Ky bilanc i jep Barcelonës një avantazh të lehtë në përballjet direkte, veçanërisht kur përfshihen edhe ndeshjet miqësore.

Golashënuesit dhe Lojtarët Kryesorë

Lionel Messi, legjenda e Barcelonës, është shënuesi më i mirë i El Clásico-s me një rekord të pashlyeshëm. Në përballjen e fundit, Barcelona triumfoi 4-0 ndaj Real Madridit, ku ylli i ri Lamine Yamal hyri në histori si golashënuesi më i ri i kësaj përballjeje, duke nënvizuar ndikimin e brezit të ri të talentëve në vazhdimësinë e këtij rivaliteti legjendar.

Vëmendje Botërore

Me miliona shikues globalë dhe stadiume të tejmbushura, El Clásico është shumë më tepër se një lojë—është një ngjarje që ndez emocionet e tifozëve në mbarë botën dhe përcakton sezonin për të dyja skuadrat.

Barcelona e ka turpëruar skuadrën e Real Madridit në shtëpi. 

Barça të shtunën në mbrëmje e mposhti Realin me rezultatin e thellë 4:0 në kuadër të javës së 11-të të La Ligas. Pjesa e parë ishte e dominuar nga Reali por përfundoi pa gola. 

Në pjesën e dytë, Barcelona tregoi ndeshje më të mirë dhe i shënoi katër golat. 

GoooooL, 4 – 0

Raphinha thellon akoma më shumë epërsinë ndaj madrilenëve. Hansi Flick duket se po bën një punë të mrekullushme me ekipën. Nuk ka mbetur shumë për të përfunduar ky derbi me një disfatë të madhe të madrilenëve.

Madrilenët në krizë, 3 – 0 Barça në epërsi të thellë

Lamine Yamal shënon për Barcelonën dhe e thellon rezultatin e katalunezëve. Lamine hynë në histori si golashënuesi më i ri në ElClasico.

Mundësitë e Lewandowskit sonte

Shton epërsinë Lewandowski

Shumë pak kohë nga kalimi në epërsi vjen goli i dytë i katalanasve. Shënon prapë Lewandowski brenda 2 minutave.

Barça në epërsi

Minuta e 53-të dhe Barcelona me një sulm të organizuar në mënyrë fantastike kalon në epërsi me golin e Lewandowskit.

Përfundon pjesa e parë

Pjesa e parë përfundoi mes dy skuadrave gjigante spanjolle në ballafaqimin e 286-të në të gjitha kompeticionet e zhvilluara.

Në pjesën e parë ishte ekipi madrilenë të cilët patën qasje dhe mundësi të shumëta për të shënuar në portën e katalunasve. Në minutën e 30 një gol i shënuar nga Mbappe, u anulua nga sistemi VAR duke bërë që rezultati të mbetet i barabartë.

Fillon derbi Real Madrid – Barcelonë

Formacione zyrtare: